Një lagje e Shkodrës është kthyer në zonë frike për banorët, pasi një grup fëmijësh 12–14 vjeç sulmojnë, kërcënojnë dhe grabitin qytetarët. Banorët tregojnë se janë goditur dhe u janë kërkuar para me forcë, ndërsa policia thotë se “janë minorenë” dhe procedurat janë të kufizuara. Edhe shkolla deklaron se sjelljet problematike ndodhin jashtë ambienteve të saj. Nëna e njërit prej të miturve pranon se djali ka dalë jashtë kontrollit dhe kërkon ndihmën e institucioneve. Rasti nxjerr në pah boshllëqet ligjore dhe institucionale për trajtimin e të miturve që kryejnë akte dhune, ndërsa banorët thonë se po jetojnë të pambrojtur dhe në pasiguri.