Emigen Cenaj dhe Emanuela Omeri janë një çift shqiptarësh që jetojnë në Suedi. Të dy ata janë me profesion kërcimtarë, por udhëtojnë shpesh për të përfaqësuar Shqipërinë në shumë kompeticione kërcimi. Ata janë të njohur në rrjetet sociale kryesisht për videot që hedhin duke kërcyer, por jo vetëm, sepse shpesh ata publikojnë edhe video gazmore. Historia e tyre e dashurisë nis aty ku sot janë të dy profesionistë, në pistën e kërcimit. Gazetar: Orest Floku Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj