Kanë zgjedhur të protestojnë në këtë mënyre duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Këta janë banoret e Hotit të Ri në njësinë administrative Rrethina në Shkodër të cilët kërkojnë që investimi në rrugën kryesore, i nisur 7 vite me parë të çohet deri ne fund. Sipas tyre mungesa e ndriçimit, e mbikalimeve si dhe shpejtësia e madhe e automjeteve, janë shkaktar të shume aksidenteve me vdekje te regjistruara në vitet e fundit.