Në Shkodër besimtaret myslimane falen namazin e Fitër Bajramit në xhamitë më të afërta! Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, dha mesazhin e tij për të gjithë besimtarët: “Ne jemi myslimanë dhe myslimani është njeri me dinjitet është krenar dhe nuk e kthen kokën sa herë që dikush apo diçka nxjerr një zë, sa djathtas e majtas. Gjithsecili të shoh veten në pasqyrën e besimit, të pyes a është i drejtë rrugëtimi i tij në marrëdhënie me allahun, me veten, me familjen, me shoqërinë, me komunitetin, me atdheun.