Dhjetëra të moshuar janë në radhë për të marrë pensionin pranë sporteleve të postës Shqiptare në Shkodër. Data 1 Dhjetor ka sjellë radhë dhe prani të madhe të të moshuarve pranë sporteleve duke shkelur të gjitha rregullat e distancimit fizik apo të tubimeve në mbi 10 persona. Kjo kategori mbetet më e rrezikuara ndaj koronavirusit por marrja e parave të pensionit duket se është nevoje imediate për ta.