Edhe pse pylli i Sodës në Vlorë tashmë ka një rrugë të re turistike dhe duket sikur vërtet në brendësi të tij gjejmë kuptimin më të plotë të “gjelbërim dhe ajër i freskët”, realisht ky pyll nuk merr dot frymë nga mbetjet njerëzore. Në këtë hapësirë të sheh syri inerte të pafundme edhe pirgje të tëra pishash të rrëzuara si rrjedhojë e fenomeneve natyrore, por dhe dorës së njeriut. Gjurmët e neglizhimit dhe abuzimit në këtë pyll duken qartë. Mbrojtja dhe menaxhimi është në gjendje kritike prej kohësh.