Nga 11 anëtarë, qeveria e prokurorëve përballet sërish me efektet anësore të vettingut. Shkarkimi i Besnik Canit, i cili përfaqësonte në KLP vendin e një prokurori të rrethit gjyqësor do te sjellë përsëri thirrjen e asamblesë së përgjithshme, që duhet ta njoftojëë prokurori i përgjithshëm, Olsian Cela. Por shkarkimi i një anëtari të KLP-së është kthyer tashmë në një precedent, sa kohë më herët vettingu largoi nga drejtësia edhe dy anëtarët e tjerë, Antoneta Sevdari dhe Gentian Osmani.