Stuhia e fortë e shiut që ka mbërthyer vendin tonë në orët e para të mëngjesit ka shkaktuar përmbytje të rrugëve në shumë qytete të vendit tonë. Siç mund të shihni dhe nga pamjet, qarkullimi në Lint ë Pogradec, është vështirësuar së tepërmi pasi rrugët janë të mbushura me ujë dhe makinat e kanë më të vështirë të kalojnë. Kësisoj me rënien e reshjeve të shiut edhe temperaturat kanë pësuar ulje të ndjeshme duke pasur parasysh që së fundmi moti ka qenë i shoqëruar me zagushi dhe temperatura të larta.