Kompania shtetërore e nxjerrjes dhe prodhimit së naftës ”ALBETROL” ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për tu licensuar për shitjen e gazit natyror me pakicë. ERE ka nisur shqyrtimin e kërkesës ndërkohë që “Albpetrol” duhet të sjellë dokumtacion shtesë për aplikimin. Gjithashtu, mungojnë vërtetimet e gjendjes gjyqësore ato të titujve të pronësisë. Megjithate procedura e licensimit do të vazhdojnë më tej, sipas vendimit të entit rregullator të energjisë. Aftai i licensës së furnizimit me gaz natyror, (shitje me pakice) do të jetë 10 vjecar.