Policia e Tiranës ka vënë në pranga 20 persona dhe ka shpallur në kërkim 4 të tjerë, në kuadër të operacionit "Harta" të zhvilluar ditën e djeshme. 24 personat e identifikuar, janë pjesë e 2 grupeve kriminale në Tiranë që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kanabis, kokainë dhe heroinë në shkollat dhe në klubet e natës së kryeqytetit. Gazetare: Luçiana Hulej