"Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin Shqiptar", kështu ka zgjedhur Luana Vjollca të urojë të gjithë shqiptarët për festat e Nëntorit, atë të datës 28 Nëntor që njihet si Dita e flamurit dhe atë të 29 Nëntorit, të Çlirimit të Shqipërisë. Nën tingujt e Valles së Tropojës , dhe hyrjes si çdo të shtune të Luana Vjollcës , të ftuarit e mbrëmjes së sotme , Sinan Hoxha, Andrra Destani , Gena, Vjollca Haxhiu dhe dy kapitenët e skuadrave Florjan Binaj duket se janë gati për një tjetër natë plotë energji dhe një feste të vërtetë në studion e Shiko kush LUAN e cila depërton në publikun besnik të këtij emisioni në ekranin e Top Channel.