Tërmeti 26 Nëntorit e la qytetin e Shijakut me 20 pallate 5 katësh, ndërtuar gjatë komunizmit, të pabanuara. Kjo do të thotë se 400 familje me një total përafërsisht 1450 persona kanë mbetur të pastrehë. Për të dytën herë Shijakun e vizitoi kryeministri Edi Rama . Kësaj here pas apelit urgjent të inxhinierit Arben Meçe në mbledhjen e Komitetit të rindërtimit. Më herët paraditen e të martës kryeministri ishte edhe në QSUT nga ku pa nisjen e punimeve rikonstruktuese të cilat do të përfundojnë brenda 30 ditëve.