Kryeministri britanik, Boris Johnson, njoftoi natën e së hënës, se me efekt të menjëhershëm, njerëzit do të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për qëllime të kufizuara. Qëllime të tilla janë blerja e ushqimeve, plotësimi i nevojave mjekësore apo udhëtimi drejt punës nëse puna nga shtëpia është e pamundur. Numri i viktimave të koronavirusit në Britaninë e Madhe u rrit në 334 të hënën dhe vendi u rendit i 10 në botë për numrin e të infektuarve me 5903 të prekur sipas universitetit John Hopkins.