Një i ri i ardhur nga Firence në datë 26 shkurt është i infektuari i parë me koronavirus i diagnostikuar në Shqipëri. 28-vjeçari ka ardhur përmes Malit të Zi dhe ka infektuar edhe babanë e tij. Dy të infektuarit janë shtruar në urgjencën e spitalit infektiv në QSUT në Tiranë.