Në Selanik, ku u prit nga mijëra shqiptarë, Rama mesazhin e parë e kishte për ekstremistët, që bënë edhe një protestë kundër vizitës së tij. Rama i quajti fosile, ndërsa tha se ‘Vorio-Epir’ është nocion i vdekur. Kryeministri foli për marrëdhënie të shkëlqyera mes dy vendeve, ndërsa një vëmendje të veçantë i dha edhe reformës në drejtësi. Shqipëria Live, një emision nga Sidorela Gjoni, dedikuar çdo ngjarje që ndodh në vendin tonë dhe trevat shqipfolëse. Të ftuar, lidhje live, analiza, materiale ekskluzive, raportim nga terreni të ngjarjeve, pasqyrohen çdo ditë në orën 12:45 deri në orën 15:00 në ekranin e Top Channel. Autore dhe moderatore:Sidorela Gjoni