Seanca gjyqësore për dy të rinjtë që u përfshinë në një sherr në qendër të Fierit ka përfunduar. Mësohet se Gjykata ka vendosur masën’ Detyrim paraqiteje’ për ish-efektivin e policisë Anxhelo Bardhi dhe masën ‘Arrest shtëpie’ për shtetasin Daniel Rista. Trupi gjykues kryesohej nga Alfred Ikonomi ndërsa akuza nga Genci Mane.