Ish-deputeti Mark Frroku është ndaluar nga policia pas sherrit të ndodhur ditën e djeshme në Kepin e Rodonit për pronën. Përplasja u raportua me përfaqësuesve të Kishës Françeskane dhe disa banorëve. Të paktën 8 persona janë arrestuar, për shkak të përfshirjes së tyre në ngjarje. Konflikti nisi kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën thuhet se kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata pretendojnë se kanë një certifikatë pronësie, po për këtë pronë.