Artistët janë përplasur me njeri tjetrin në sheshin pranë Teatrit Kombëtar. Aktori Laert Vasili ka publikuar një video ku akuzon grupin e ‘Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit’ se e kanë sulmuar, si dhe bën përgjegjës për këtë regjisorin Robert Budina. Nga ana tjetër dëgjohet në video pyetja se pse aktori Vasili ka grisur posterin.