BERAT- Një sherr masiv ka ndodhur sot mes dy familjeve në Berat ku shkak për zënkën e tyre është bërë toka me ullinj. Deri tani mësohet se konflikti mes dy familjeve ka ndodhur me thika dhe kanë nbetur të plagosur 5 persona. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Barrikade”, dhe në sherr janë përfshirë familjet Alibeaj dhe Dhana të cilat kanë një konflikt për mbjelljen e ullinjve. Policia pas njoftimit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Altjon Alibeaj 40 vjeç dhe Erjon Alibeaj 18 vjeç janë goditur nga Viktor Dhana 40 vjeç.