Zgjedhja e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturës që prej vitesh konsiderohet si “zemra operacionale” e drejtësisë së re shqiptare pritet të jetë ndoshta zhvillimi më I rëndësishme i kësaj vere brenda strukturës. Pas largimit të Aida Hajnajt, gara për këtë post ka rikthyer në skenë emra të fortë dhe profile të ndryshme, që nga drejtori i përkohshëm i BKH-së, ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, hetues i krimit financiar, Elton Kërluku etj. Po kush do të marrë drejtimin e BKH? Joni Keta, konsiderohet si një prej figurave më teknike brenda strukturës. Krahas tij, një tjetër emër i lakuar është Gledis Nano, ish-drejtor i Policisë së Shtetit. I shkolluar në SHBA, me trajnim në FBI dhe profil ndërkombëtar, Nano shihet si kandidat me mbështetje të mundshme diplomatike. Elton Kërluku një tjetër me eksperiencë në hetimin e krimeve financiare dhe reputacion teknik. Po ashtu pjesë e garës janë edhe Andi Pogaçe, Artur Beu, Gentian Ndoi dhe Gentjan Shehaj.