Agjencia Kosovare e Inteligjencës është ende pa drejtor. Që prej 17 dhjetorit 2020 kur kryeministri i kërkoi Kreshnik Gashit të largohet nga posti, kryeministri në detyrë dhe ushtruesja e detyrës së presidentit nuk janë pajtuar ende rreth emrit të ri. Ekspertët e sigurisë thonë se Hoti e Osmani shkelën ligjin për AKI-në duke e lënë këtë post bosh për më shumë se 20 ditë.