“Air Albania” mirëpret sot në orën 20.45 ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, për kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë i kanë vendosur vetes objektivin e kualifikimit në një kompeticion kaq madhor për herë të dytë në histori dhe deri më tani kryesojmë grupin. Sa i përket gjendjes së Armando Brojës, stafi mjekësor ka dalë në përfundimin se sulmuesi nuk mund të jetë i gatshëm për takimin ndaj Çekisë pas një shqetësimi fizik.