Reshjet e dendura te shiut kane shkaktuar dëme serioze ne segmentin rrugor Patos Ruzhdie, i cili lidh 6 fshatra te zonës. Ndonëse me nje gjatësi vetem 8 km, rruga ka pesuar disa shkarje ne pjese te ndryshme te rruges. Ne hyrje te fshatit Ruzhdie është devijuar lëvizja e mjeteve, pasi rruga ka rrëshqitur për disa metra, duke bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve dy ditet e fundit. Shkarja e rruges ne afersi te fshatit Dukas, pervecse rrezikon levizjen e mjeteve, ka shkaktuar deme te konsiderueshme edhe ne disa shtepi. Banoret thone se u eshte premtuar nderhyrje nga bashkia Patos, por deri tani nuk kane gjetur zgjidhje.