Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës arrogancën e dy zyrtarëve shtetërore, burrë e grua, të cilët kërcënojnë dhe mbajnë me forcë një hotel 5 katësh në zonën e Plazhit në Durrës. Por, arroganca e tyre mbrohet mjaft fortë nga institucione të tjera shtetërore, si Njësia Administrative Nr.5, Policia dhe IMT-ja e Durrësit. Këto institucione, pavarësisht se u njoftuan për punime pa leje në një hotel që ka edhe 2 bashkëpronarë të tjerë, nuk reaguan dhe nuk veprojnë, duke “mbrojtur” me fanatizëm “kolegët” e tyre.