Jonathan Moore, drejtor për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, i shoqëruar nga ambasadori Arvizu dhe sekretarja politike e Ambasadës amerikane, zonja Jennifer Moore, e nisi vizitën e tij dyditore në Tiranë, duke u takuar me kreun e opozitës Edi Rama, takim që zgjati më shumë se një orë.