Stuhia e fuqishme, e pagëzuar “Nemo” goditi Nju Jorkun dhe gjithë pjesën veri-lindore të Shteteve të Bashkuara.Në Masacusets, Rod Ajlend, Nju Jork dhe Kenektikat autoritetet urdheruan banoret te mos ndalin nga shtepite. Ne këtë shtet, të pakten 600 mijë banesa kanë mbetur ne erresire dhe trafiku rrugor eshte i paralizuar. Guvernatorit Deval Patrik urdheroi ndalimin e qarkullimit te makinave private.Nje person humbi jeten në Nju Jork, ne nje aksident rrugor, shkak i te cilit ishte debora. Guvernatori Endrju Kuomo foli per hapjen e nje qendre te operacioneve te emergjences, ku do te monitorohet stuhia apo do te koordinohen menyrat për t'i bërë asaj balle.