Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian nuk e përkrahin idenë e Serbisë që të mbajë zgjedhje lokale në Kosovë. Ambasadorja amerikane në Beograd, Mary Warlick, ka thënë se SHBA mbështet sovranitetin e Kosovës, ndërkaq zgjedhjet lokale në Veri do të zgjidhnin përfaqësues, të cilët nuk kanë kurrëfarë fuqie me ligjet e Kosovës.