Shantazhohet në Instagram, policia mbyll çështjen. 50- vjeçarja tenton vetëvrasje – Fiks Fare
26/02/2024 20:45

Në datën 14 shkurt 2023, emisioni investigativ “Fiks Fare” transmetoi denoncimin e një 50 vjeçareje, të cilës i kishin hapur disa faqe denigruese në rrjetin social “Instagram”. Denoncuesja tha se bashkëjetonte prej 22 vitesh me një person, që më vonë e mësoi se ishte martuar. 50 vjeçarja tha se kishte 2 fëmijë nga martesa e parë, ndërkohë që me këtë bashkëjetues kishte edhe një vajzë 10 vjeçe. “Më kanë hapur disa faqe në ‘Instagram’, por policia nuk po i heton. Kam shkuar disa herë dhe sërish nuk e gjejnë autorin. Unë dyshoj se e ka bërë djali i bashkëjetuesit, i cili është 22 vjeç. Të gjithë e dinë në Peshkopi historinë tonë” tha ajo. Në atë kohë, Fiksi u interesua te Policia e Dibrës, ku oficeri Ramiz Alia tha se “ka prova për të hetuar këtë çështje”. Ndërkohë, disa ditë më pas, vajza 10 vjeçare e denoncueses, kontakton me redaksinë e Fiksit dhe dërgon një mesazh zanor. “Përshëndetje. Mami im dje ka tentuar vetëvrasjen. E ka marrë në telefon oficeri dhe i ka thënë se çështja është mbyllur. U tmerrova kur e gjeta. Kemi shkuar në Spitalin e Dibrës dhe më pas në Tiranë. Aktualisht jemi në Tiranë. Kërkoj vetëm si e mbylli çështjen oficeri i policisë” do të deklaronte vajza e mitur. Pas këtij mesazhi, gazetarët e Fiksit shkojnë dhe e takojmë denoncuesen 50 vjeçare në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Zonja ndodhej në Urgjencë, te zona e 6-katëshit te reparti i të Intosikuarëve. Denoncuesja thotë se ka ndërmarrë këtë akt pasi ka komunikuar me OPGj-në Ramiz Alia. Ramizi i ka thënë se hetimet janë mbyllur.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 6 Prill 2026
06/04 21:01
Monitorime/ Laerti ndikohet nga sirenat, moderatorja një prej tyre! – Fiks Fare
06/04 21:01
Qytetari paguan 800 euro për një dhomë gjumi që s’e morri kurrë, mobilieri zhduket! – Fiks Fare
06/04 20:45
Kina me 1 parti fluturon, Amerika me 2 po ashtu, ndërsa ne me 120 parti ngecim! – Fiks Fare
06/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 3 Prill 2026
03/04 21:01
Monitorime/ Çfarë fshehin brenda çantës femrat? Diçka që nuk duhet të mungojë kurrë
03/04 21:00
Rruga e frikës në Torovicë! Shkëmbinjtë kërcënojnë jetën e banorëve, Fiksi zgjidh problemin – Fiks Fare
03/04 20:45
Zbërthehen beratasit! Pse u thonë ‘mistreca’ dhe ç’është ‘ngordhi dhia në Velabisht’?! – Fiks Fare
03/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 2 Prill 2026
02/04 21:01
Monitorime/ Sherr në studio, Albatros do i çojë Burimit kokrrat e … – Fiks Fare
02/04 21:00
24 vjet pa kanalizime! Banorët në Ravonik ‘Po mbytemi nga fekalet!’ – Fiks Fare
02/04 20:45
Nëse Amerika largohet nga NATO, kush do të na mbrojë? – Fiks Fare
02/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 1 Prill 2026
01/04 21:01
Monitorime/ Janë ‘Plakat’, ‘Qafsha plakën’ apo ‘Të martofsha plakën’?! – Fiks Fare
01/04 21:00
Skandal me pronat/ Eksperti ‘zhduk’ 100 m² nga ekspertiza, mjaftohet me “Lapus” – Fiks Fare
01/04 20:45
Qytetarët protestojnë për hallet e tyre apo për rikthimin e Berishës në pushtet? – Fiks Fare
01/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 31 Mars 2026
31/03 20:50
Realitet i dhimbshëm/ Qytetarët shpërthejnë me video për rrugët, HEC-et dhe ujin e pijshëm! – Fiks Fare
31/03 20:45
‘Vezë e domate kundër Ramës!’ Vetëm me dhunë do të fitojë Berisha? – Fiks Fare
31/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 30 Mars 2026
30/03 21:01