Shumë sfida e presin qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, thonë analistë të çështjeve politike dhe ekonomike. Çështjet më urgjente sa i përket politikës së jashtme sipas tyre, do të jenë dialogu me Serbinë dhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe juridikisht detyruese. Në rrafshin e brendshëm, frenimi i emigrimit të të rinjve, zhvillimi ekonomik, rritja e punësimit, lufta ndaj korrupsionit, fuqizimi i rendit dhe ligjit janë vetëm disa çështje me të cilat ekzekutivi kosovar do të përballet shumë shpejt.