Bagëti e Bujqësi do të jetë programi social-ekonomik, bujqësor dhe edukues për formalizimin e bujqësisë, duke transmetuar zërin e njerëzve që sjellin ushqimin në tryezat tona. Bagëti e Bujqësi, gjithashtu do të nxjerrë në pah problematikat që ka ky sektor, si dhe do të flasim për sigurinë ushqimore, e cila është pjesë e sigurisë kombëtare. Të gjithë ne kemi të drejtë të ushqehemi me produkte të shëndetshme shqiptare. Ky është një program i njerëzve që punojnë tokën dhe i atyre që jetojnë me detin.