“Sezonin veror tani është pornografuar”, Laert Vesili: Me bezdis zhveshja e vajzave, largohem…
07/07/2025 21:30

Nga Tirana në Durrës me tren, me çanta e dëshira të mëdha. Kështu pushonin shqiptarët në socializëm, kur deti ishte për të gjithë, por me rregulla. Pyetja e parë që dëgjohej në prag të verës në lagjet e qyteteve ishte "A e more fletën e kampit? Në atë kohë nuk ishte thjesht një copë letër, por bileta e hyrjes në pushim në një kamp të shtetit në Durrës, Divjakë apo Vlorë. Në atë kohë pushimet nuk ishin private, nuk ishin spontane dhe as nuk ishin luksoze – por ishin të organizuara, të përbashkëta dhe të barabarta, në kuptimin socialist të fjalës. Në Shqipërinë e viteve ’70 dhe ’80, pushimet vjetore për punëtorët dhe familjet e tyre nuk ishin një “shpërblim” për suksesin profesional, por pjesë e të drejtave që shteti garantonte. Sindikatat dhe ndërmarrjet shtetërore shpërndanin të famshmet “fletë kampi”, që caktonin saktësisht ditët e qëndrimit, vendin dhe repartin me të cilin do të shkoje. Kampet kishin shtëpiza me krevate marinari, çadra të madha kolektive apo baraka druri. Kishte një përgjegjës grupi, orar ushqimi dhe aktivitetesh, dhe një farë “rregulli moral” të pranishëm gjithmonë. Në mungesë të restoranteve e marketeve të sotme, shqiptarët përgatiteshin për pushime sikur po niseshin në ekspeditë. Çanta mbusheshin me bukë të thekur, djathë të bardhë, domate, shalqi dhe vezë të ziera. Shpesh çoheshe herët për të zënë vend nën hije, dhe mbuloja klasike ishte batanija e leshtë e ushtrisë, shtruar mbi rërën e nxehtë. Një shishe ujë e mbështjellë me gazetë, një radio e vogël që këndonte Vaçe Zelën, dhe ndonjë revistë “Ylli” – ishin luksi i asaj kohe. Nuk kishte dhoma hoteli me ajër të kondicionuar, as pishina me koktej. Por kishte zëra fëmijësh që loznin në rërë, zhurmë karrocash që shisnin akullore, dhe net me zëra kitareje e këngë partizane. Sot, resortet me pesë yje kanë zëvendësuar barakat prej druri. Pushimet janë bërë ekskluzive, ndonjëherë të paarritshme për shumëkënd. Trendi i plazheve sot mes të rinjve është me festa të çmendura buzë detit dhe ekstravagancë. Por për brezin që ka kaluar fëmijërinë me shalqi të ftohur në det dhe bukë me djathë nën pishat e kampit – kujtimet janë më të gjalla se kurrë. Ato nuk ishin të pasura, por ishin të mbushura me ndjenjë. A kanë qenë ato më kuptimplota se pushimet sot?

Gati “butoni i kuq” nga Trump dhe Netanjau? SHBA betohet se do t’i shkrijë, Irani nuk ndalet
09/04 00:55
Këshilltari i Ali Ahmetit akuzon Kurtin: Nxiti protestat se tha se gjuha shqipe nuk është zyrtare
09/04 00:07
“Gjuha Shqipe u fshi nga shqiptarët që tradhëtuan Maqedoninë”, Bajrami tregon prapaskenat
09/04 00:07
Kurti nxori Osmanin nga politika? Zbulohet lëvizja surprizë! Thaçi vjen nga Haga hyn në politikë!
08/04 23:56
“O ndryshoni Kushtetutën, o kompromis”, Kocaqi: Kurti do të gjitha pushtetet! E rrezikshme
08/04 23:51
“Kurti nxori nga politika Ali Ahmetin dhe Vjosën! Laçi: Rama me Serbinë donin të shkrinin Kosovën
08/04 23:51
“Kurti është egoist”, Bajrami: E harroi Vjosën! I vetmi kryeministër që s’do të drejtojë vendin
08/04 23:40
Paralajmërimi i fortë i ambasadorit të Kosovës: Mund të vijë Thaçi nga Haga të marrë pushtetin!
08/04 23:39
“Vjosa s’ka votat e popullit”, Ukshini pro Kurtit: Ai e bëri presidente e kryetare parlamenti
08/04 23:30
Kujdes ujqërit e vetmuar…! Frika për sulme me bomba! Trump shokon botën! A mbaroi lufta?
08/04 23:29
Gjenocid në Liban! Karamuço tregon gjendjen: Izraeli po vret fëmijë dhe popullsi civile
08/04 23:23
“Macroni e rreh gruaja”, Trump shkatërroi lidhjet me Francën, psikiatri Demi analizon deklaratën shokuese
08/04 23:22
Frika në Shqipëri, Karamuço paralajmëron: Ka celula të fshehta, SHBA solli dronë me urgjencë
08/04 23:00
“Izraeli si komshiu i paftuar në pallat”, gazetari mysliman analizon luftën: Me Izraelin s’ka paqe
08/04 22:52
Pakti i SHBA me Iranin? Diplomati Ukshini: Trump kapitulloi me triumf, dështoi nga Netanjau
08/04 22:51
Luftën nuk e ndalon dot Trump! Laçi: Forcën e ka Izraeli do vazhdojë të godasë, SHBA do NATO-n
08/04 22:34
Tik-Tak! Do zhduk një qytetërim! Psikiatri analizon Trump: I futi njerëzit në ankth me luftën
08/04 22:34
Alarmi në Ngushticën e Hormuzit: 426 anije të bllokuara, Trump hodhi shashkë për hapjen
08/04 22:28
A do ta godasë në befasi Trump Iranin? Kocaqi e ashpër: Nafta nuk mund të bllokohet në ngushticë
08/04 22:27
A duhet të frikësohen shqiptarët nga Irani? Duma analizon situatën në Lindjen e Mesme
08/04 22:18