Sezoni televiziv është në prag. Edhe Top News është gati për sfidat që e presin, ku ashtu si sezoni i shkuar do të vijojë të jetë me emisione sa më pranë publikut, e shqetësimeve të qytetarëve. Starti nis në 5 shtator me emisionet Breaking që do të ketë një hapësirë prej 2 orësh dhe po këtë hapësirë kohore edhe Zona Zero, ku Elisa Gjerani dhe Thimi Samarxhiu do përcjellin tek ju çdo informacion në kohë reale. Emisionet do të trajtojnë tema që kanë të bëjnë me aktualitetin politik, ekonomik e social. Në to nuk do mungojnë as personazhet që kanë shumë për të thënë dhe për të cilët publiku ka interes.