Si një dhuratë e bukur fëmijët do ta festojnë 1 Qershorin me njëri tjetrin. Ata i janë rikthyer kopshteve edhe pse me rregulla të reja, por me gëzimin e përhershëm. Prej tre muajsh prindërit u detyruan të shkëputen nga puna apo të alternohen mes tyre për t’u kujdesur për të vegjlit. Të detyruar të refuzojnë përqafime mësuesi e edukatorë përpiqen të zbatojnë me rigorozitet rregullat dhe t’ua përçojnë ato fëmijëve. Nuk ka festa të mëdha për 1 qershor, por dashuri të madhe mes fëmijësh të cilët takojnë me mall njëri tjetrin pas shumë kohësh.