Që nga koha që Albin Kurti mori drejtimin e qeverisë së Kosovës duket se në mënyrë periodike prodhohen ngjarje, situata dhe përplasje me Serbinë ku sigurisht më e rënda mbetet ajo e Banjskës më 24 shtator 2023. Dy ditë më parë Albin Kurti akuzoi sërish Serbinë se kishte tentuar të prodhonte në nje tjetër provokim të karatkerit ushtarak në veri Kosovës. Pamjet e publikuara të Kurtit tregonin një grup trupash ushtarake serbe pranë vijës kufitare, në afërsi të Komunës së Kamenicës. "Serbia provokon përsëri. Lëvizjet e trupave serbe, vetëm 50 metra nga kufiri ynë, janë një kërcënim i hapur për sovranitetin e Kosovës.", shkruan Kurti në rrjetet sociale.Por Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka reaguar duke e mohuar akuzën, duke pretenduar se bëhet fjalë për një operacion të zakonshëm për pengimin e kontrabandës me drunj dhe ruajtjen e zonës së sigurisë tokësore.