Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi deklaron në një intervistë për Top Channel se statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është i arritshëm në muajin dhejtor. Duke vlerësuar zgjedhjet e 23 qershorit, Sequi apelon për një tranzicion sa më të butë të pushtetit dhe thotë se kompromisi duhet të jetë pjesë e jetës politike shqiptare.