Varrezat e makinave duhet të vendosen 1 kilometër larg akseve kombëtare. Akti normativ i qeverisë u miratua pas disa orësh diskutimesh në Kuvend. Sipas shpjegimeve të dhëna nga zëvendësministri i Mjedisit, ministri i Transporteve dhe ministri i Mbrojtjes, ky akt synon të minimizojë rreziqet e aksidenteve rrugore.