Tre ditë pas ngjarjes ku u vra 14-vjeçari Martin Cani, prindërit e tij dhe të autorit të dyshuar Mario Përlleshi kanë thyer heshtjen në një rrëfim për "Top Story". Sot u mbajt dhe marshimi i prindërve nga shkolla "Fan Noli" drejt ministrisë së Arsimit për jetën e humbur dhe për sigurinë dhe arsimin e fëmijëve.