“Schiuma party” ka prishur turizmin?! Dhame: Kam qenë një nga iniciatorët e sjelljes së tyre në Shqipëri
07/07/2025 21:40

Nga Tirana në Durrës me tren, me çanta e dëshira të mëdha. Kështu pushonin shqiptarët në socializëm, kur deti ishte për të gjithë, por me rregulla. Pyetja e parë që dëgjohej në prag të verës në lagjet e qyteteve ishte "A e more fletën e kampit? Në atë kohë nuk ishte thjesht një copë letër, por bileta e hyrjes në pushim në një kamp të shtetit në Durrës, Divjakë apo Vlorë. Në atë kohë pushimet nuk ishin private, nuk ishin spontane dhe as nuk ishin luksoze – por ishin të organizuara, të përbashkëta dhe të barabarta, në kuptimin socialist të fjalës. Në Shqipërinë e viteve ’70 dhe ’80, pushimet vjetore për punëtorët dhe familjet e tyre nuk ishin një “shpërblim” për suksesin profesional, por pjesë e të drejtave që shteti garantonte. Sindikatat dhe ndërmarrjet shtetërore shpërndanin të famshmet “fletë kampi”, që caktonin saktësisht ditët e qëndrimit, vendin dhe repartin me të cilin do të shkoje. Kampet kishin shtëpiza me krevate marinari, çadra të madha kolektive apo baraka druri. Kishte një përgjegjës grupi, orar ushqimi dhe aktivitetesh, dhe një farë “rregulli moral” të pranishëm gjithmonë. Në mungesë të restoranteve e marketeve të sotme, shqiptarët përgatiteshin për pushime sikur po niseshin në ekspeditë. Çanta mbusheshin me bukë të thekur, djathë të bardhë, domate, shalqi dhe vezë të ziera. Shpesh çoheshe herët për të zënë vend nën hije, dhe mbuloja klasike ishte batanija e leshtë e ushtrisë, shtruar mbi rërën e nxehtë. Një shishe ujë e mbështjellë me gazetë, një radio e vogël që këndonte Vaçe Zelën, dhe ndonjë revistë “Ylli” – ishin luksi i asaj kohe. Nuk kishte dhoma hoteli me ajër të kondicionuar, as pishina me koktej. Por kishte zëra fëmijësh që loznin në rërë, zhurmë karrocash që shisnin akullore, dhe net me zëra kitareje e këngë partizane. Sot, resortet me pesë yje kanë zëvendësuar barakat prej druri. Pushimet janë bërë ekskluzive, ndonjëherë të paarritshme për shumëkënd. Trendi i plazheve sot mes të rinjve është me festa të çmendura buzë detit dhe ekstravagancë. Por për brezin që ka kaluar fëmijërinë me shalqi të ftohur në det dhe bukë me djathë nën pishat e kampit – kujtimet janë më të gjalla se kurrë. Ato nuk ishin të pasura, por ishin të mbushura me ndjenjë. A kanë qenë ato më kuptimplota se pushimet sot?

Edi Rama do bëhet President? Pakti i ri PS-PD! Fyerje dhe përplasje mes Shehajt dhe Muçës
30/10 23:31
E di kush është fituesi? Analiza e Dash Shehit: Berisha e arriti qëllimin e vet, të rrijë në opozitë
30/10 23:13
Agron Shehaj zbulon planin e Ramës për të ndryshuar kushtetutën! Berisha do të qëndrojë në opozitë
30/10 23:05
“Më mirë 3-4 banda “parti” se dy banda”, Koka analizon paktin e ri Rama-Berisha
30/10 22:49
“Budalla je ti”, degradon debati mes Shehajt dhe Muçajt: Kush të paguan? Kam ngrënë atë që s’thuhet
30/10 22:48
Bled Koka ngre tonet me Shehaj: Po ik ore fare nga Parlamenti, meqë s’të pëlqen Berisha
30/10 22:39
“Donin të zhduknin Metën”, Dash Shehi flet troç: Ja si kuptohet pakti i Ramës me Berishën
30/10 22:25
“Kujt ja tregon ti ato?”, Shehaj kapet me Muçen: Paratë i merr nga…Harroje, s’merr para nga unë
30/10 22:18
“O Agron, je i vogël! Pse nuk bëhesh i madh?!”, Muça kundër Shehajt: Je i kompleksuar nga Berisha
30/10 22:03
“Sa bukur, Dash Sula senatori i Peqinit”, Iljazaj përplaset me Dumën: O Grida pse duhet Senati?
30/10 22:02
Marrëveshja Rama-Berisha, Shehaj debat me Kokën: Po luhet për kapjen e SPAK, je si Taulant Balla
30/10 21:59
“Rama na e ka hedhur gjithmonë”, Sula: Theva urdhrin e Berishës për të votuar bashkë me PS
30/10 21:49
“Ore pusho, më lër të flas”, Shehaj përplaset me Kokën! Gazetari: I latë shtatzanë direkt
30/10 21:39
Dash Shehi zbulon paktin e fshehtë PS-PD: Pse bëni sikur habiteni? Po eliminojnë partitë e vogla
30/10 21:38
Basha akuzon Berishën për 21 Janarin? Dëshmia tronditëse në SPAK, për urdhrin që vrau 4 protestues
30/10 21:28
Dëshmia “bombë” e Bashës në SPAK: Në 21 Janar nuk e dhashë unë urdhërin për plumba
30/10 21:25
Lulzim Basha në SPAK për 21 janarin, Anila Hoxha zbulon dëshminë e fortë të ish-kreut të PD
30/10 21:24
*Vrasje me porosi! Shokuese! Furgoni 911 me sniper, pistoleta dhe mina në Tiranë. Çfarë po ndodh?*
30/10 00:18
I mori jetën Leandros 17-vjeçar, Harlicaj: Autori bënte shpesh manovra me makinë nëpër Vlorë
29/10 23:53
Vrau turistin në Berat, gazetarja Gongo: Banorët janë ankuar më herët në bashki për autorin
29/10 23:48
BILETA Portokalli - Bileta