Në kulturën shqiptare, shëndeti mendor vazhdon të shihet me sy paragjykues. Termat si “i çmendur”, “i dobët”, “nuk është burrë” ende përdoren në diskursin e përditshëm, duke e bërë të vështirë për individët që vuajnë nga çrregullime mendore të kërkojnë ndihmë. Shumë prej tyre preferojnë të heshtin, të vuajnë në mënyrë të izoluar, ose më keq, të drejtohen drejt vetëshkatërrimit, pasi ndihen të braktisur nga sistemi dhe nga familja.