Një ngjarje e rëndë u regjistrua rreth orës 22:00, mbrëmjen e së premtes në Greqi, ku humbi jetën një grua shqiptare e identifiuar me emrin Ana. 50-vjeçarja, mbiemri I së cilës nuk bëhet I ditur, humbi jetën nga makineria e prerjes së mishit teksa po e pastronte atë. Aksidenti fatal në punë ndodhi në një dyqan mishi në zonën e Messolonghi-t. Sipas raportimeve nga mediat greke, dyshohet se makineria e grirjes së mishit i tërhoqi fillimisht flokët gruas duke e copëtuar më pas. Gazetar: Kristo Kote