Bernie Sanders fiton zgjedhjet paraprake demokrate në Nju Hempshajër me rreth 26 për qind të votave, i ndjekur nga Pete Buttigieg. Joe Biden ndërkohë ka mundur të marrë pak më shumë se 8.6 për qind. Garën ndërkohë e kanë braktisur sipërmarrësi Endriu Jang dhe senatori i Kolorados, Majkëll Bennet.