Samiti për “katër liritë”/ Rama: BE do miratojë 1.2 miliardë euro për marrëveshjet
21/12/2019 19:32

Takimi i tretë i liderve të Ballkanit perëndimor në Tiranë shërbeu për të avancuar iniciativën e Shengenit Ballkanit. Kryeministri Edi tha se kjo përpjekje nuk do te mbetet thjesht një dëshirë e shkruar në letër por edhe do te financohen nga BE. “Do të përpiqemi që të krijojmë një treg të përbashkët punë që nënkupton krahasimisht një nivel më të lartë tërheqje për investuesit e huaj. Kjo nënkupton që kur serbët, maqedonasit do të duan të punojnë në Shqipëri, ne do të duhet të kemi të njëjtat sisteme. Një klimë pozitive për biznesin favorizon tërheqjen e investitorëve të huaj”, tha Vuçiç. “Në shkurt do të nënshkruajmë memorandiumin e lëvizjes vetëm me karta id. Administratat tatimore të Shqipërisë dhe Maqedonisë pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për krijimin e një one stop shop çka do të lehtësonte procedurat për lëvizjen e mallrave. Ne synojmë që shumë shpejt të shkojmë në kalimin e mallrave pa asnjë ndalesë”, tha Zaev. “Kjo iniciativë është përfshirëse, të gjithë që e shohin të mirën e kësaj iniciative mund të bashkohen me të ose në pjesë të caktuara të saj pse me të gjithë këtë iniciativë. Në qoftë se ne mendojmë se duhet të sjellim ndonjë të mirë për të gjithë të tjerët duhet ti bashkëngjitemi”, tha Gjukanoviç. Kosova dhe Bosnje Hercegovina nuk morën pjesë në këtë samit. Kryeministri Edi Rama e quajti mosmarrjen pjesë të Kosovës si të pakuptimtë dhe se vetëpërjashimi nuk është produktiv. Presidenti Vuçiç nuk e përmendi fjalën Kosovë për asnjë moment , megjithatë deklarimi i tij lidhej indirekt me Prishtinën. “ U zemërova me mikun tonë Edi se gjithë kohës duket sikur mbrohet? Pse të mbrohemi nga ata që duan të na çojnë mbrapa në shekullin e 16-17? që duan të na shohin sërish të luftojmë me njëri-tjetrin? Mendoj se më e rëndësishme është ajo që mendojnë qytetarët. C’të keqe ka që Serbia do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmën e vet, që do të ofrojmë një shtëpi për të qenë për 100 familje shqiptare, do të ushqejmë shumë familje shqiptare, serbe, maqedonase duke krijuar vende pune, përse të kemi turp për këtë? Por shikoni rritjen e këtyre vendeve mbas 3 viteve, krahasojini me disa të tjerë, sepse duke krijuar një mjedis të tillë, duhen vite, vetëm atëherë do të shikohen rezultatet e mundshme. Jo nuk dua të poshtëroj as veten time, as popullit tonë. Unë popullit i them që po e bëjmë punën tonë dhe ata ta vlerësojnë. Le të bëjmë ato që varen nga ne. Mënyra si ne organizojmë rajonin tonë, varet nga ne dhe jo nga fuqitë e mëdha”, tha Vuçiç. Shkurti 2020 do t’i gjejë 4 nga 6 liderët e Ballkanit perëndimor po prapë bashkë në samitin e Beogradit.

Top Channel/ Kryemadhi pas daljes nga GJKKO: Tani do kënaqeni me dosjen, gjyqtarja pranoi se…
18/03 13:23
Top Channel/ “O Mona na mbyte me atë cigare”, Kryemadhi tymos para SPAK
18/03 13:21
Top Channel/ “Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja o shoku
18/03 13:04
Top Channel/ “Po vjen cunami për bashkitë”! Demo: PS dhe PD të bien dakord për territorialen
17/03 15:16
Top Channel/ Berisha injoron “nenin Basha” dhe rikandidon për PD, fokus akuzat ndaj Ramës
17/03 15:14
Top Channel/ PD nuk heq “nenin Basha” nga statuti, Berisha shpall rikandidimin për kryetar
17/03 14:11
Top Channel/ Seancë plenare pa opozitën, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit
17/03 14:05
Top Channel/ A do ndryshohet neni “Basha”? Berisha: Nuk ka pse, neni flet për zgjedhje, jo farsë
17/03 13:36
Top Channel/ A do merrni pjesë në zgjedhjet për kryetar partie? Ja si përgjigjet Berisha
17/03 13:36
Top Channel/ “Mbrojtja me imunitet i vjedhjeve është interpretimi i Ramës”, Berisha: Nuk është…
17/03 13:36
Top Channel/ Shqipëria: Irani sponsor terrorizmi! Kuvendi voton rezolutën. PD bojkotoi
17/03 12:02
Top Channel/Me 79 vota pro, miratohet projekt rezoluta për shpalljen e Iranit sponsor të terrorizmit
17/03 10:50
Top Channel/“Rezolutë servile”, Kapri në Kuvend: Qëllimi është të shpëtohet fati politik i Edi Ramës
17/03 10:48
Top Channel/ “Keqardhje për opozitën që mungon”, Balla: Duan të bëjnë tjetër protesta pakrye
17/03 10:46
Top Channel/ Rezoluta për shpalljen e Iranit shtet terrorist, Balla: Kemi qenë viktimë e regjimit
17/03 10:32
Top News – Dy nismat e PS kundër Iranit. PD nuk merr pjesë në seancën plenare të Kuvendit
16/03 19:00
Top Channel/ Berisha flet për revoltë në 22 mars, çfarë do ndodhë të dielën në protestën e PD?
16/03 15:17
Top Channel/ Më 23 maj votohet kryetari i PD, Berisha sulmon Gonzaton: Sillet si ambasador i Ramës
16/03 15:15
Top Channel/ Berisha sulmon Ambasadorin e BE: Ja si mashtroi për çekun 9 miliardë USD të Trump
16/03 14:13
Top Channel/ “Në Finlandë…’, Igli Hasani ironizon deputeten e PS: Për emrat e banorëve të Pekinit…
14/03 18:58
DIGITALB DIGITALB