Diplomati shqiptar nga Maqedonia, Arsim Zekolli, i bën thirrje presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani që të ruajë dinjitetin e shqiptarëve në rajon dhe të bojkotojë Samitin e presidentëve në Ohër, për t'u solidarizuar me presidenten kosovare Atifete Jahjaga, e cila nuk është ftuar në këtë samit nga kolegu i saj maqedonas Gjorgje Ivanov.