Në orën 12.15 minuta të së martës, në datën 28 Prill 2009, Shqiperia hodhi një hap historik në rrugën e saj të gjatë drejt familjes europiane. Në pallatin qeveritar në Pragë, kryeministri Berisha i dorëzoi homologut të tij çek Mirek Toplanek kërkesëen e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, një akt sa teknik, aq edhe politik për Shqipërinë. Pas 13 vitesh po gjatë Presidencës çeke, çelen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.