Qeveria ka vendosur të indeksojë me 2.5% pensionet, si masë për të përballuar rritjen e çmimeve. Vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 Tetori, ndërsa shuma varion sipas masës së pensionit. Të ftuar në Top Talk, ekspertet për ekonominë Romina Radonshiqi dhe Teuta Nunaj analizuan vendimin, si dhe planin për të rritur pensionet në të ardhmen. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni