Po zhvillohet sot seanca ndaj Ruzhdi Tasunit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes Hajdijes, nënës së tre vajzave të tij. Prokurorja e çështjes tha se në pjesën e pasme dhe të majtë të kokës viktima ka pasur 6 plagë. Edhe në ballë një tjetër plagë dhe në kyçet e duarve. Tasuni ka pranuar vrasjen dhe se ka pasur konflikte të vazhdueshme me të shoqen. Ditën e krimit debatet kanë nisur që rrugës kur shkonin në dyqan.