Forca Hapësinore Amerikane, e krijuar rishtazi, e ka akuzuar Rusinë se ka përdorur satelitët e saj për të ndjekur një satelit spiunazhi amerikan, duke e quajtur këtë “sjellje shqetësuese”. Gjenerali John Raymond, shefi i operacioneve hapësinore, i tha revistës “Time” më 10 shkurt, se të dy satelitët rusë janë afruar jashtëzakonisht afër, brenda 160 kilometrave nga sateliti amerikan.