Kryeministri i Malit te Zi, Milo Gjukanoviç ka bërë deklarata të forta kundër Rusisë, pasi ka thënë se është kundër anëtarësimit të vendit të tij në NATO. “Kjo është një politikë strategjike e Moskës, që të mos lejojë zgjerimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut në Ballkan”, tha Gjukanoviç. Sipas kryeministrit malazez, kjo është edhe arsyeja se përse Rusia mbështet protestat në Podgoricë.