Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë gjithmonë të vlerësuara pozitivisht, edhe pse balancat gjeopolitike po lëvizin me shpejtësi. Urimi për pavarësinë e Shqipërisë nga sekretari amerikan i shtetit, ndryshe nga më herët, nuk i drejtohet vetëm lidershipit politik, por edhe institucioneve të drejtësisë, si një sinjal domethënës se lufta ndaj krimit të organizuar mbetet në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Në deklaratën e Sekretarit Marco Rubio për 28 Nëntorin 2025, theksi vendoset tek "kartelet e trafikut të drogës, grupet kriminale ndërkombëtare dhe kërcënimet kibernetike. Në mesazhin e tij vëmendja zhvendoset nga ligji dhe demokracia tek siguria dhe krimi i organizuar. Mesazhi i Marko Rubios vjen vetëm pak ditë pasi Ambasada Amerikane përmes një reagimi për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo lajmëroi se do investimet e huaja do të kalojnë në filtrin e SHBA për të garantuar sigurinë kombëtare. Si do të funksionojë ky mekanizëm? A është ky mesazh një vlerësim i hapave që ka bërë Shqipëria, apo një paralajmërim i kujdesshëm për atë që pritet nga vendi ynë në muajt e ardhshëm?