Në reagimin e parë pas dështimit të çeljes së negociatave, Rudina Hajdari Kryetare e Grupit Demokrat në Parlament i bëri apel Kryeministrit Rama të vlerësojë mundësinë e dorëheqjes, ndërsa deklaroi se është e domosdoshme dorëheqja e Ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj. Ndërsa ish Ministri i Punëve të Jashtme Tritan Shehu, gjatë një ndërhyrjeje në Top Talk fajësoi qeverinë dhe Kryeministrin Rama për këtë dështim. Ai paralajmëroi rikthimin e protestave popullore.